AKR mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Shqipërisë në Not për të rritur, të rinj dhe fëmijë.

Të rinjtë dhe sporti vijojnë të jenë në qendër të angazhimit të Agjencisë Kombëtare të Rinisë.

Në këtë frymë, AKR mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Shqipërisë në Not për të rritur, të rinj dhe fëmijë, e cila po zhvillohet këtë javë në pishinën olimpike 50 metra të Akuadromit të Tiranës.

Në këtë aktivitet, drejtoresha e AKR-së, Znj.Sara Bodo, ishte së bashku me Presidentin e Federatës Shqiptare të Notit, Z.Agim Ciraku, si edhe me Z.Fidel Yllin, Presidentin e KOKSH-it, duke rikonfirmuar mbështetjen e përbashkët për zhvillimin e sportit dhe fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin e sportit si një nga fushat prioritare të angazhimit të saj.

Besojmë se sporti është një mjet i rëndësishëm për promovimin e një stili jetese të shëndetshëm, edukimin e të rinjve dhe nxitjen e vlerave si disiplina, bashkëpunimi dhe përkushtimi.

Urojmë suksese të gjithë notarëve pjesëmarrës dhe përgëzojmë organizatorët, trajnerët, klubet dhe familjet që kontribuojnë çdo ditë në rritjen e brezit të ri të sportistëve shqiptarë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë