E ardhmja evropiane e Shqipërisë ka nevojë për zërin tënd!
RinCamp 2026 – N’ZË EVROPE po hap dyert për të rinjtë që duan të informohen, të angazhohen dhe të bëhen pjesë aktive e proceseve që formësojnë të ardhmen e vendit.
Nëse dëshiron të eksplorosh:
•Integrimin Evropian dhe mundësitë që ai sjell për të rinjtë;
•Programet e Bashkimit Evropian dhe përfitimet e tyre;
•Vlerat evropiane dhe sfidat e integrimit të të rinjve shqiptarë;
•Perspektivat e të rinjve në procesin e integrimit;
•Rolin e artit dhe industrive kreative në Evropën e së nesërmes;
atëherë ky është vendi i duhur për ty!
📍Himarë
📆 8–11 Korrik 2026
Gjatë 4 ditëve të kampit do të kesh mundësinë:
•Të marrësh pjesë në trajnime dhe sesione interaktive;
•Të diskutosh me ekspertë dhe të rinj nga e gjithë Shqipëria;
•Të ndërtosh lidhje dhe bashkëpunime të reja;
•Të shijosh aktivitete sportive, argëtuese dhe plot energji pozitive.
RinCamp 2026 – N’ZË EVROPE është më shumë se një kamp; është një hap drejt një brezi të ri që mendon, vepron dhe kontribuon për një Shqipëri më pranë Evropës.
Apliko tani përmes Google Form-it dhe bëhu pjesë e kësaj eksperience unike!