U zhvillua me sukses Mbledhja e Katërt e Këshillit Kombëtar të Rinisë, duke sjellë në një tryezë të përbashkët aktorë kyç, vendimmarrës dhe të rinj aktivë për të diskutuar mbi prioritetet dhe drejtimet e ardhshme të politikave rinore në vend.
Gjatë takimit u trajtuan tema të rëndësishme si:
Aktivizmi dhe pjesëmarrja e të rinjve
Kultura e debatit të shëndetshëm
Roli i sportit në mirëqenien rinore
Angazhimi i diasporës
Rinia, Paqja dhe Siguria (YPS)
Përmes diskutimeve të hapura dhe kontributeve konkrete, u hodhën ide dhe propozime për forcimin e rolit të të rinjve në vendimmarrje dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.
Të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, ata janë e tashmja që po ndërton ndryshimin.