Znj. Sara Bodo në Konferencën e 5-të Ndërkombëtare Studentore, “Inteligjenca Artificiale dhe e Ardhmja e Profesioneve”

Inteligjenca Artificiale po transformon botën dhe të rinjtë shqiptarë janë gati të udhëheqin të ardhmen!

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan u zhvillua Konferenca e 5-të Ndërkombëtare Studentore me temë:

“Inteligjenca Artificiale dhe e Ardhmja e Profesioneve”

Një takim frymëzues mes studentëve, akademikëve dhe të rinjve që besojnë tek inovacioni, teknologjia dhe fuqia e ideve të reja.

Drejtoresha e Përgjithshme e AKR-së, Znj. Sara Bodo theksoi se Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për të rinj aktivë, kreativë dhe të guximshëm, që ndërtojnë të ardhmen me vizion dhe energji.

AKR mbetet e angazhuar çdo ditë për të krijuar më shumë mundësi zhvillimi, mbështetje konkrete dhe hapësira ku të rinjtë mund të rriten, të eksperimentojnë dhe të sjellin ndryshim në komunitetet e tyre.

Sepse potenciali më i madh i Shqipërisë janë të rinjtë e saj.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë