Në qytetin e Vlorës, së bashku me KVR e re, drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo, dhe kryetaren e Bashkisë, Brunilda Mersini, zhvilluam një takim të hapur dhe frytdhënës me të rinjtë.
Gjatë diskutimeve u vendosën prioritetet kryesore për të ardhmen dhe u ndërtuan ura të qëndrueshme komunikimi, ndërsa u prezantuan dhe programet konkrete që Agjencia dhe Bashkia ofrojnë për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve.
Një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi më të fortë dhe një përfshirjeje më aktive të të rinjve në jetën publike.