Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Me shumë entuziazëm, në kuadër të Samitit të IV të Diasporës, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit mes Agjencisë Kombëtare të Rinisë dhe Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Një hap i rëndësishëm për të afruar edhe më shumë të rinjtë shqiptarë brenda vendit dhe në diasporë, duke krijuar më shumë mundësi bashkëpunimi, shkëmbimi eksperiencash, trajnimi dhe rrjetëzimi.

Ky partneritet forcon lidhjet mes të rinjve tanë kudo që janë, ruan identitetin dhe kulturën shqiptare, dhe i përfshin ata më shumë në të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Së bashku ndërtojmë një rini më të lidhur, më aktive dhe më të fortë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë