Vizitë në TECHACADEMY Vlorë: Investim në aftësitë digjitale të të rinjve

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencia Kombëtare e Rinisë, Sara Bodo, zhvilloi një vizitë në ambientet e TECHACADEMY në qytetin e Vlorë, ku të rinjtë ndjekin trajnime në programim dhe robotikë.

Gjatë vizitës, ajo u njoh nga afër me laboratorët modernë dhe projektet inovative që po zhvillojnë të rinjtë. Në bashkëbisedim me trajnerët dhe nxënësit, u prezantuan aplikacione dhe robotë të ndërtuar nga vetë ata, duke reflektuar përkushtim, kreativitet dhe profesionalizëm.

Në fjalën e saj, Drejtoresha theksoi rëndësinë e mbështetjes së iniciativave që fuqizojnë të rinjtë përmes edukimit teknologjik, duke e cilësuar TECHACADEMY si një model frymëzues për zhvillimin e aftësive digjitale dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Vizita u mbyll me angazhimin për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zgjerimin e mundësive për të mbështetur talentet e reja në fushën e programimit dhe robotikës, si një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e rinisë shqiptare.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë