Takimi i Përbashkët i KKR II dhe KKR III: Reflektim mbi Mandatin dhe Vijimësi e Angazhimit për Rininë

Është zhvilluar takimi i përbashkët ndërmjet anëtarëve të KKR II dhe KKR III, një moment i rëndësishëm reflektimi institucional, tranzicioni të përgjegjshëm dhe riafirmimi të angazhimit për fuqizimin e politikave rinore në vend.

Takimi nisi me fjalë përshëndetëse dhe reflektuese nga përfaqësues të KKR II, të cilët ndanë përvojat, arritjet dhe kontributin e dhënë gjatë mandatit të tyre, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e çështjeve prioritare për të rinjtë. Në vijim, u realizua ceremonia e shpërndarjes së certifikatave të vlerësimit për anëtarët e KKR II, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe angazhimin e tyre.

Në një moment simbolik, mandati iu dorëzua KKR III, duke shënuar vijimësinë e përgjegjësisë dhe konsolidimin e rolit të KKR-së në përfaqësimin dhe adresimin e nevojave të rinisë.

Anëtarët e KKR III prezantuan prioritetet dhe objektivat kryesore të mandatit aktual, duke konfirmuar vendosmërinë për të çuar përpara iniciativat e nisura dhe për të adresuar sfidat e reja me të cilat përballet rinia.

Gjatë takimit u prezantua gjithashtu draft-Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e brendshëm të KKR-së nga Z. Endi Kalemaj, me theksim të ndryshimeve kryesore krahasuar me rregulloren ekzistuese. Pas diskutimeve dhe komenteve nga anëtarët, drafti u hodh në votim për miratim.

Takimi u përmbyll me propozime për datën e mbledhjes së radhës, duke reflektuar frymën e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në shërbim të rinisë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë