Takim me Alis Kallaçi, Përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision Song Contest

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Sara Bodo, zhvilloi një takim me Alis Kallaçi, artistin që do të përfaqësojë Republikën e Shqipërisë në Eurovision Song Contest.

Gjatë këtij takimi, znj. Bodo shprehu vlerësimin për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e artistit në përfaqësimin dinjitoz të vendit në një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore ndërkombëtare. Pjesëmarrja në këtë kompeticion përbën një moment të rëndësishëm për promovimin e kulturës shqiptare dhe potencialit të rinisë sonë në arenën europiane.

Agjencia Kombëtare e Rinisë i uron Alis Kallaçit suksese të mëtejshme në këtë rrugëtim dhe një paraqitje të suksesshme që do të përfaqësojë me krenari Shqipërinë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë