Parku Olimpik i Tiranës mirëpret spektaklin e Taekwondo-s me 2,500 sportistë të rinj nga 50 vende

Parku Olimpik i Tiranës u kthye në epiqendrën e energjisë dhe adrenalinës, duke mirëpritur 2,500 sportistë të rinj nga 50 vende të ndryshme të botës.

Kualifikueset e Taekwondo-s sollën një spektakël të vërtetë: pasion në çdo goditje, disiplinë në çdo lëvizje dhe emocione që ndiheshin në çdo cep të arenës.

Gjatë tre ditëve intensive, të rinjtë luftuan me vendosmëri për një vend të merituar në Grand Prix, duke treguar se sporti është më shumë se garë – është karakter, përkushtim dhe ëndërr.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë