Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) zhvilloi një trajnim në Burrel me anëtarët e Këshillit Vendor Rinor (KVR) të Bashkisë Mat, i fokusuar në Manualin për Ngritjen dhe Funksionimin e KVR-ve si dhe në rolin e tyre në zbatimin e Garancisë Rinore.
Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të strukturave rinore në nivel vendor dhe rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional për hartimin dhe zbatimin e politikave rinore më efektive dhe gjithëpërfshirëse.
Hartimi i Manualit dhe Udhëzuesit është mundësuar nga World Vision Albania në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Rinisë, pas një procesi të gjerë konsultimesh me të rinj, anëtarë të KVR-ve, specialistë dhe punonjës rinorë, duke garantuar një qasje të bazuar në nevoja reale dhe praktika të mira.
Trajnimet me Këshillat Vendorë Rinorë do të vijojnë edhe në bashki të tjera, me synim forcimin e rolit të të rinjve në vendimmarrje dhe përmirësimin e mekanizmave të përfaqësimit rinor në nivel lokal.




