Të rinjtë si agjentë të paqes dhe sigurisë në Shqipëri

Me kënaqësi morëm pjesë në konferencën “10 Vite Rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2250 – Perspektivat e reja të UNCSR 2250 në Shqipëri”, të organizuar nga WCDCA. Aktiviteti vuri në qendër rolin thelbësor të vajzave dhe djemve të rinj si agjentë të paqes, sigurisë dhe ndryshimit pozitiv në shoqëri.

Konferenca u mbështet dhe u pasurua nga pjesëmarrja e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, si dhe partnerëve ndërkombëtarë dhe kombëtarë, përfshirë OSBE-në, UNDP-në, UN Women, RYCO dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Gjatë saj u prezantua një udhërrëfyes praktik që synon fuqizimin e angazhimit të të rinjve në proceset e ndërtimit të paqes dhe sigurisë në Shqipëri.

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një shoqërie më të përfshirëse, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, ku të rinjtë kanë një rol aktiv në vendimmarrje dhe paqebërje.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë