Shkolla Dimërore e Punonjësve Rinorë, Edicioni V, u përmbyll me sukses, duke mbledhur punonjës rinorë nga veriu në jug të vendit në një hapësirë të përbashkët reflektimi, shkëmbimi përvojash dhe ndërtimi bashkëpunimi.
Gjatë këtij edicioni, pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë dhe të thellohen në tema kyçe për politikat rinore dhe punën me të rinjtë, si:
Ligji i Rinisë i ndryshuar
Garancia Rinore
Indeksi Rinor
Agjenda për Rininë, Paqen dhe Sigurinë (YPS)
Manuali i KVR-ve
Trajnimet dhe diskutimet kontribuuan në forcimin e rolit të punonjësve rinorë në komunitet, si dhe në rritjen e kapaciteteve të tyre për zbatimin e politikave rinore në nivel lokal dhe kombëtar.
Agjencia Kombëtare e Rinisë vijon të investojë në fuqizimin e punonjësve rinorë dhe në ndërtimin e politikave gjithëpërfshirëse, të hartuara me dhe për të rinjtë.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për angazhimin, kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij edicioni.












