Në frymën e Krishtlindjes: Mbështetje, dinjitet dhe shpresë për të rinjtë

Në kuadër të festave të fundvitit dhe në frymën e Krishtlindjes, ndamë ngrohtësi, shpresë dhe dhurata me të rinjtë, duke ofruar mbi të gjitha dashuri, kujdes dhe vëmendje njerëzore. Ky aktivitet synoi të përcjellë një mesazh solidariteti dhe empatie, përtej rrethanave në të cilat ndodhen të rinjtë.

Edhe pse këta të rinj janë duke vuajtur dënimin e tyre, ne besojmë fuqimisht se çdo i ri duhet të trajtohet me dinjitet dhe respekt, si pjesë e një shoqërie që synon rehabilitimin dhe riintegrimin.

Agjencia Kombëtare e Rinisë i trajton të gjithë të rinjtë njësoj, pa paragjykim, edhe kur ata janë në konflikt me ligjin. Përmes kësaj qasjeje, përcillet mesazhi se çdo i ri meriton mbështetje, një shans për reflektim dhe mundësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, të bazuar në shpresë dhe përgjegjësi.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë