“Rrugët e Rinisë – 2030”, Dita Kombëtare e Rinisë, një Festë e Angazhimit dhe Vizionit për të Ardhmen

Piramida e Tiranës u shndërrua në një hapësirë simbolike të angazhimit rinor në Ditën Kombëtare të Rinisë, duke mbledhur qindra të rinj në një ditë që përkujton një moment kyç të historisë së Shqipërisë. Dhjetori i vitit 1990 mbetet një pikë referimi për rolin transformues të rinisë, e cila ndezi një dritë që vijon të udhëheqë vendin drejt një Shqipërie më të lirë, demokratike dhe evropiane.

Agjencia Kombëtare e Rinisë vijon të luajë një rol udhëheqës në garantimin e të drejtave të të rinjve, forcimin e pjesëmarrjes aktive dhe konsolidimin e bashkëpunimit institucional. Përmes nismave si “Programi i Talenteve Rinore”, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës dhe investimeve publike për qendra rinore në të gjithë vendin, po krijohen mundësi të reja për zhvillim personal e profesional, kreativitet dhe ndërtim të identitetit qytetar. Në të njëjtën kohë, strukturat e dialogut rinor në 61 bashki dhe në nivel qendror sigurojnë që zëri i të rinjve të jetë pjesë e qëndrueshme e procesit vendimmarrës.

Këto iniciativa ndërthuren me objektivat e Strategjisë Kombëtare të Rinisë dhe janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, duke u mbështetur nga partnerë ndërkombëtarë dhe programe si “EU for Youth”. Shqipëria e sotme dhe e së nesërmes mbështetet mbi energjinë, talentin dhe përkushtimin e të rinjve, të cilët po marrin një rol gjithnjë e më aktiv në çdo nismë që kontribuon në zhvillimin e komunitetit dhe të vendit.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë