Takim i AKR-së me Studentët Shqiptarë në Vjenë në Kuadër të Turit Ndërkombëtar të Diasporës

Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Austri, nën kujdesin e Ambasadorit të Shqipërisë, z. Fate Velaj, zhvilloi në Vjenë një takim me përfaqësues të studentëve shqiptarë që studiojnë dhe jetojnë në Austri.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të turit ndërkombëtar të AKR-së, i cili synon informimin, motivimin dhe fuqizimin e të rinjve shqiptarë në Diasporë për t’u angazhuar aktivisht në strukturat përfaqësuese rinore, në veçanti në Këshillin Kombëtar të Rinisë.

Takimi shërbeu si një platformë bashkëbisedimi dhe shkëmbimi idesh, duke mbledhur së bashku të rinj energjikë me vizion të përbashkët për ndërtimin e një rrjeti të qëndrueshëm rinor që kontribuon në zhvillimin e Shqipërisë, pavarësisht vendndodhjes së tyre.

Agjencia Kombëtare e Rinisë mbetet e angazhuar në forcimin e rolit të rinisë shqiptare dhe në krijimin e hapësirave të reja për pjesëmarrje aktive dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë