Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Sara Bodo, mori pjesë në Bootcamp-in “VoluntEja”, një aktivitet dedikuar krijimit të ideve të reja në fushën e vullnetarizmit dhe fuqizimit rinor.
Me një atmosferë dinamike dhe plot energji, të rinjtë punuan në grupe, morën mentorim profesional dhe transformuan idetë e tyre në projekte konkrete me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet. “VoluntEja” u shndërrua në një laborator kreativiteti, ku bashkëpunimi dhe inovacioni ishin në qendër të ditës.
Gjatë aktivitetit:
- Mentorët udhëhoqën procesin e ideimit dhe zhvillimit të projekteve.
- U krijua një hapësirë e vlefshme networking-u mes të rinjve dhe profesionistëve të fushës.
- Grupet prezantuan idetë dhe projektet e tyre para jurisë.
Agjencia Kombëtare e Rinisë mbetet e përkushtuar të mbështesë nisma që nxisin kreativitetin, pjesëmarrjen dhe lidershipin e të rinjve, duke forcuar rolin e tyre si aktorë aktivë në zhvillimin e komunitetit.





Previous
Next