Agjencia Kombëtare e Rinisë vijon punën me projektin europian HARMONY, pjesë e programit prestigjioz Interreg Europe, ku Shqipëria qëndron denjësisht krahas 8 vendeve të tjera europiane si partnere.
🌟HARMONY është më shumë se një projekt, është një lëvizje për shëndetin mendor të të rinjve tanë!
Sjell në Shqipëri eksperiencat më të suksesshme europiane, duke krijuar politika dhe praktika që transformojnë jetët e të rinjve.
Së shpejti po vjen një event special!
✨ Do të zbulojmë së bashku hapat e parë të këtij udhëtimi ndërkombëtar.
✨ Do të ndajmë vizionin tonë për një të ardhme më të shëndetshme.
✨ Do të krijojmë hapësira dialogu dhe bashkëpunimi
Ky është momenti kur Shqipëria tregon se shëndeti mendor i të rinjve nuk është tabu, por prioritet!
Je i ftuar të jesh pjesë e ndryshimit! Sepse një Shqipëri më e shëndetshme fillon me të rinj që ndihen të mbështetur, të dëgjuar dhe të vlerësuar.
Ndiqni faqen tonë për detaje të eventit!