Agjencia Kombëtare e Rinisë, në bashkëpunim me partnerët lokalë, organizoi aktivitetin “Rinia në Zemër të Vlorës” me rastin e Ditës së Pavarësisë, më 28 Nëntor. Ky aktivitet solli një atmosferë të gjallë festive, duke e mbushur qytetin me energji rinore, kreativitet dhe frymë shqiptare.
Programi i ditës nisi me tingujt e himnit kombëtar dhe vijoi me një sërë performancash artistike që pasqyruan talentin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare. Të rinjtë kontribuuan me pasion, duke sjellë skena të paharrueshme për qytetarët dhe vizitorët.
Performancat artistike përfshinë:
Kolazhe patriotike nga Shkolla e Muzikës “Naim Frashëri”;
Vallëzime popullore nga Global Dance Art Academy;
Këngë Labe dhe valle tradicionale nga grupi “Jani Minga”;
Zëra të rinj në muzikë: Kristel Qarri dhe Lutfie Toska;
Folklor dhe këngë krahinore nga ansambli “Mynyr Xhindi”;
Program special nga QMKK Swans me valle, muzikë live dhe performanca energjike.
Këndet tematike të vendosura në shesh përfshinë:
Artin dhe pikturën;
“Shijet e Nëntorit” – promovim i traditave kulinare;
Këndin e Historisë dhe Diskutimeve Rinore;
Këndin Industrial dhe Tech – “Selfie Wall”.
Ky aktivitet u konceptua si një hapësirë gjithëpërfshirëse ku të rinjtë shprehën identitetin e tyre kulturor, krijues dhe shoqëror. Agjencia Kombëtare e Rinisë falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit që e kthyen këtë ditë në një festim të denjë të Pavarësisë dhe të rolit të rëndësishëm të rinisë në jetën publike.
















