Lançohet Observatori i Gjendjes së Rinisë në Ballkanin Perëndimor

Rrjeti i Profesionistëve të Rinj (YPN), në partneritet me Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC), ka lançuar Observatorin e Gjendjes së Rinisë në Ballkanin Perëndimor – nisma e parë rajonale që monitoron në mënyrë gjithëpërfshirëse politikat rinore. Ky instrument, i mbështetur nga Open Society Foundations – Western Balkans, synon të ofrojë një pamje të qartë mbi situatën reale të të rinjve në rajon, përmes analizës së Garancisë Rinore, kuadrit ligjor, strategjive kombëtare, Agjendës YPS si dhe zhvillimeve kyçe në fushat e arsimit, punësimit, sigurisë dhe përafrimit me Bashkimin Europian.

Në kuadër të këtij lançimi, në Tiranë u zhvillua një takim i tipit “Fireside Talk” në bashkëpunim me WBYL2, i financuar nga Bashkimi Europian nën RCC. Diskutimet u fokusuan në rolin e të rinjve në formësimin e Planit të Rritjes (#GrowthPlan) dhe të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Agjencia Kombëtare e Rinisë ishte pjesë e panelit së bashku me përfaqësues nga RCC, Delegacioni i BE-së, Ambasada e Suedisë, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe RYCO, duke hapur një dialog të drejtpërdrejtë me të rinjtë mbi politikat që i ndikojnë.

Mesazhi i përbashkët i këtij takimi ishte i qartë:
Të rinjtë janë motori i rritjes rajonale dhe rajoni ecën përpara kur ata marrin drejtimin.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë