Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Rinisë morën pjesë në Konferencën Finale Rajonale të mbajtur në Slloveni, ku u prezantuan rezultatet e projektit “EcoYouth – The Green Voice of Youth”, si një model suksesi për përfshirjen aktive të të rinjve në politikat mjedisore në Shqipëri.
Ky projekt u mbështet nga Regional Cooperation Council (RCC), në kuadër të programit Western Balkans Youth Lab, dhe u zbatua nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me kontributin e një grupi pune nga Ministria e Mjedisit, si dhe me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar dhe Rrjetit të Profesionistëve të Rinj.
Pjesëmarrja në këtë konferencë përfaqëson një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave rajonale dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve që punojnë për fuqizimin e të rinjve dhe për një zhvillim të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.



