Agjencia Kombëtare e Rinisë mori pjesë në workshopin konsultativ që shënoi nisjen e procesit për hartimin e Planit të ri të Zbatimit të Garancisë Rinore 2026–2028.
Ky takim u zhvillua me synimin për të reflektuar mbi arritjet dhe sfidat e zbatimit të planit aktual, si dhe për të përcaktuar prioritetet dhe drejtimet kryesore të fazës së re të programit.
Garancia Rinore, një nismë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, synon të integrojë të rinjtë në tregun e punës dhe të përmirësojë aftësitë e tyre profesionale, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për të rinjtë që nuk janë në punë, arsim apo trajnim (NEET). Programi synon të arrijë dhe të mbështesë rreth 18 mijë të rinj në gjithë vendin.
Agjencia Kombëtare e Rinisë mbetet plotësisht e angazhuar për të kontribuar aktivisht në proceset që fuqizojnë rininë shqiptare, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e tyre në jetën ekonomike, shoqërore dhe institucionale të vendit.





