Me sukses u përmbyll “Laboratori Rinor Mesdhetar i UfM 2025” në Tiranë!

Katër ditë frymëzuese bashkuan të rinj nga i gjithë Mesdheu për të ndarë ide, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të kthyer sfidat në mundësi për ndryshim.

Krenarë që Agjencia Kombëtare e Rinisë ishte ndër mbështetësit kryesorë të kësaj nisme, duke forcuar zërin e të rinjve dhe duke krijuar një platformë reale për bashkëpunim ndërkulturor.

Falenderime të përzemërta për partnerët, organizatorët dhe të rinjtë që e bënë këtë eksperiencë kaq domethënëse  ju jeni frymëzimi i së ardhmes!

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë