Ceremonia Përmbyllëse e Projektit “Zëri ynë, Forca jonë”

Qendra TISS, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, përmbylli me sukses projektin “Zëri ynë, Forca jonë”. Ky iniciativë e veçantë synoi fuqizimin e të rinjve me aftësi të kufizuara, duke promovuar barazi, përfshirje dhe diversitet si vlera thelbësore të shoqërisë sonë.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse, e mbushur me emocione dhe frymë bashkëpunimi, morën pjesë prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta, përfaqësues të organizatave mbështetëse, si edhe përfaqësues të institucioneve arsimore dhe kulturore. Projekti kontribuoi në krijimin e urave të forta ndërmjet të rinjve, institucioneve dhe komunitetit, duke dhënë mesazhin e qartë se “Diversiteti është fuqi”.

Ky projekt dëshmoi se me mbështetjen e duhur dhe me mundësi të barabarta, çdo i ri ka potencialin për të realizuar ëndrrat e tij.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë