Një takim frymëzues me Albanian Trailblazers

Rinia Shqiptare pa Kufij!

Një takim frymëzues me dy shembuj të shkëlqyer të të rinjve shqiptarë jashtë vendit: Stiven Canka, president dhe themelues i Albanian Trailblazers, dhe Arlind Kacirani, drejtues projektesh me impakt global.

Me pasionin dhe përkushtimin e tyre për fuqizimin e brezit të ri, ata ndanë vizionin për një të ardhme ku rinia shqiptare gëzon dije, besim dhe mundësi pa kufij.

Gjatë diskutimit, u prezantua iniciativa për krijimin e Bordit Rinor të Ekselencës, një platformë e re e AKR-së, që u prezantua nga Drejtor i Përgjithshëm Znj. Sara Bodo dhe nga Drejtori i Programeve dhe Projekteve Ndërkombëtare, Z. Klark Radoniqi.

Qëllimi ynë është të investojmë në kapacitetet e të rinjve tanë, të ndërtojmë ura mes diasporës dhe Shqipërisë dhe të formojmë një brez të aftë, të bashkuar dhe me ndikim transformues në shoqërinë shqiptare. drejt integrimit evropian.
Ky është vetëm fillimi.

E ardhmja u përket të rinjve dhe ajo nis tani!

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë