Së bashku me të rinjtë e RinCamp 2025 diskutuam mbi programet mbështetëse për ta: Nismave Komunitare, që u japin mundësinë të zhvillojnë projekt-idetë e tyre aty ku jetojnë; për Ligjin “Për Vullnetarizmin”, që njeh kontributin e tyre si përvojë pune si dhe për Talente Rinore, për t’i mbështetur në konkurset ndërkombëtare.
Një kamp plot energji, bashkëbisedime të hapura dhe ndjesi komuniteti që e bën çdo hap më të sigurt drejt fuqizimit të rinisë.