Me përfaqësues të World Vision diskutuam mbi bashkëpunimin në kuadër të fuqizimit të Këshillave Vendorë Rinorë dhe krijimit të standardeve për Qendrat Rinore.
Edukimi financiar dhe sfida e menaxhimit të financave janë një tjetër prioritet që po punojmë ta shtrijmë tek të gjithë të rinjtë. Në këtë drejtim, përfaqësues të Raiffeisen Bank Albania prezantuan aplikacione inovative në mbështetje të të rinjve.