Në kuadër të Simpoziumit të Karrierës dhe Aftësive në Konferencën e 4-të Ndërkombëtare Studentore organizuar nga Univesiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, mori pjesë një përfaqësi e AKR-së për të ndarë me studentët programet dhe nismat tona për të rinjtë.
Një iniciativë unike në llojin e saj, një simpozium i pasur, domethënës dhe me ndikim të vërtetë për të rinjtë që janë në kërkim të rrugës së tyre në jetë dhe në karrierë.