Mundësi për të Rinjtë – Prill 2025

Western Balkans – Youth Cultural Fund

Për më shumë: Instagram

Organizohet nga: RYCO
Suportuar nga: Auswärtiges Amt Federal Foreign Office

Të rinjtë në Ballkanin Perëndimor janë në qendër të transformimit kulturor dhe shoqëror. Për të mbështetur krijimtarinë dhe angazhimin e tyre, ofrohen dy mundësi financimi: LOTI 1: SPARK FUND ofron deri në 3,000 EUR për praktikantë të rinj kulturorë individualë, ndërsa LOTI 2: COOL ART EVENTS ofron deri në 6,000 EUR për CSO-të e drejtuara nga ose të fokusuara te të rinjtë që organizojnë iniciativa kulturore. Risi këtë vit është Peace Champion Grant që vlerëson të rinjtë që përdorin kulturën për të promovuar paqen dhe kohezionin shoqëror. Këto mundësi synojnë të fuqizojnë të rinjtë për të udhëhequr ndryshimin përmes artit, kreativitetit dhe angazhimit qytetar.

Afati i aplikimit: 15 Maj 2025 – 23:59

Për më shumë informacion: https://www.rycowb.org/western-balkans-youth-cultural-fund-4rd-open-call/


 


NIGHTFLIX FILM FESTIVAL

Organizator: Nightflix
Suportuar nga: EcoKult Faundation

NightFlix hap thirrjen për aplikime në kategoritë e mëposhtme:
• Filma të shkurtër artistikë
• Filma artistikë të gjatë (regjisorë debutues)
• Dokumentarë
• Animacione
• Videoklipe muzikore

Festivali është i përkushtuar në promovimin e kinemasë rajonale dhe në nxitjen e dialogut përmes filmit. Qëllimi I tij është të mbështesë dhe promovojë talent e reja nga Shqipëria dhe Kosova, duke ofruar një platformë të veçantë të dedikuar për zërat e tyre.

Filmat duhet të dërgohen në adresën: contact@thenightflix.com


 

WeBalkans Photo Competition!

Organizator: WeBalkans
Suportuar nga: European Union

Trego fuqinë e sportit për të frymëzuar ndryshiminBallkanin Perëndimor dhe në gjithë Evropën.

Dërgo fotografinë tënde më të mirë dhe bëhu kampion fotografie i shpirtit evropian. Si individë apo si ekipe, mbështetemi te njëri-tjetri — në sport dhe në jetë.

Të bashkuar, kemi fituar që tani.
Së bashku luajmë. Së bashku fitojmë. Së bashku e formësojmë Evropën.

Dërgo fotografinë tënde bashkë me historinë që qëndron pas saj dhe bëhu pjesë e konkursit për të fituar një udhëtim në Festivalin e Sportit në Lubjanë!

Afati i aplikimit: 24 Maj 2025

Për më shumë informacion: https://wbtest.lorassy.com/apply?email=elisabeta.nano%40yahoo.com&token=b39e30d38d28466ea607174712ecc082


 

BOOTCAMP
Akademia e të rinjve për të drejtat e grave dhe personave LGBTIQ+

Organizator: Qendra Sociale Hapat e Lehtë
Suportuar nga: COSPE – TOGETHER FOR CHANGE, OMSA and European Union

Ky Bootcamp-Akademi organizohet në kuadër të projektit “Krenar që kemi të drejta”, i cili synon promovimin e barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit ndaj grave dhe personave LGBTIQ+ në Shqipëri.

Projekti financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe OMSA, dhe zbatohet nga organizata COSPE Onlus, në partneritet me Qendrën e Gruas “Hapa të Lehtë” dhe Open Mind Spectrum Albania (OMSA).

Afati i aplikimeve: 25 Prill 2025

Për më shumë informacion: Google Form


 

Call for Papers – Arts and Education

Organizator: FULBRIGHT
Suportuar nga: Universiteti i Arteve Tiranë, University of Prishtina, Universiteti Haxhi Zeka Pejë, Universiteti i Tetovës, Conservatorio Di Musica Cosenza, Univesity of Montenegro dhe Journal of Arts and Humanities Siences.

Konferenca e I-rë Ndërkombëtare mbi Artet dhe Edukimin mbledh mendje krijuese nga disiplina të ndryshme për të eksploruar perspektiva të ndryshme në art. Aktivitetet e këtij eventi krijojnë mundësi për artistët dhe edukatorët të ndajnë ide dhe të bashkëpunojnë në projekte inovative, duke kontribuar në zhvillimin e fushave të artit dhe edukimit.

Në po këtë kuadër, hapet thirrja për aplikime për programet Fulbright për studimet master dhe post-doktorale:

  • PROGRAMI FULBRIGHT PËR STUDIME MASTER: Program dy-vjeçar për profesionistë të rinj që kanë përfunduar studimet dhe janë të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara.
  • PROGRAMI FULBRIGHT PËR STUDIUES: Program post-doktoral prej tre deri në gjashtë muaj, i ofruar për studiues të rinj dhe/ose me përvojë të gjerë, lektorë të universiteteve, ekspertë nga institucione akademike dhe kërkimore, për realizimin e kërkimeve dhe/ose mësimdhënie në një universitet të Shteteve të Bashkuara.
Afati i aplikimeve: 20 Maj 2025

Për më shumë informacion: http://www.uart.edu.al/index.php?id=1358

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë