‘Programimi për Qytetin’
Një mundësi fantastike për të rinjtë e Elbasanit!
30 nxënës nga gjimnazet e Elbasanit do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike në programim me gjuhën kompjuterike.
Çfarë do të ndodhë?
Përgjatë 1 muaji, 5 grupe të rinjsh, me nga 6 persona, do të punojnë në zhvillimin e një produkti teknologjik që lidhet me qytetin e tyre, Elbasanin.
Qëllimi:
Zhvillimi i aftësive teknike të pjesëmarrësve, bashkëpunimi në grup, kreativiteti dhe qasja inovative ndaj problemeve të komunitetit.
Për të gjithë ju që doni të bëheni pjesë, ju ftojmë të aplikoni deri në datën 6 Prill, në linkun e mëposhtëm.