Hapet Zyrtarisht Edicioni i Dytë të Kompeticionit RoboTech 2025

Universiteti Metropolitan Tirana, në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Rinisë dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog hapin zyrtarisht edicionin e dytë të Kompeticionit RoboTech. Kjo kompeticion është një platformë që u mundëson të rinjve të eksplorojnë potencialin e tyre në robotikë dhe inteligjencë artificiale.

Një event inspirues me liderë dhe ekspertë të teknologjisë
Ceremonia e hapjes, e mbajtur në Qendrën për Hapje dhe Dialog, mblodhi së bashku aktorë të rëndësishëm nga fusha e inovacionit, arsimit, media dhe institucioneve publike:

  • Drejtoresha e Qendrën për Hapje dhe Dialog, Znj. Jetona Koçibelli
  • Drejtori i Agjensinë Kombëtare të Rinisë, Z. Geron Ibrahimi
  • Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arjan Ymeri
  • Presidenti i UMT Ing. Arjan Çukaj

Dr. Elton Domnori dhe PhD(c) Evis Plaku prezantuan objektivat dhe strukturën e kompeticionit, duke ndarë me të pranishmit:

  • Fazat dhe rregullat kryesore të garës
  • Sfidat teknologjike me të cilat do të përballen pjesëmarrësit
  • Mundësitë që ofron kjo platformë për studentët e apasionuar pas teknologjisë

Të rinjtë në qendër të inovacionit
Fituesit dhe pjesëmarrësit e edicionit të kaluar ndanë eksperiencat e tyre, duke treguar sesi ky kompeticion i ndihmoi të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të hapin dyer të reja në karrierën e tyre. Në panel ishin: Nigel Xherimeja, Gledi Taçe, Blevis Allushi, Sara Kola
RoboTech 2025 premton një edicion edhe më sfidues, plot mundësi për të rinjtë që duan të eksplorojnë botën e teknologjisë dhe inovacionit.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë