Mbledhje në kuader të projektit “Rinia për Përfshirje, Barazi dhe Besime” drejtuar nga MSHRF Znj. Bora Muzhaqi bashkë me Koordinatoren OKB-së në Shqipëri Znj. Fiona McCluney

Shqipëria nis fazën e dytë të projektit rajonal “Rinia për Përfshirje, Barazi dhe Besim” me mbështetje prej 4.75 milion dollarë për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor.

Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi, së bashku me Koordinatoren e OKB-së në Shqipëri, znj. Fiona McCluney, drejtuan një mbledhje të rëndësishme në kuadër të projektit “Rinia për Përfshirje, Barazi dhe Besim”, i cili në fazën e parë ka angazhuar mbi 14,000 të rinj në fuqizimin e tyre, gjithëpërfshirjen sociale, ndërtimin e besimit dhe dialogun ndërkulturor.

Në bashkëpunim me agjencitë e OKB-së: UNDP, UNFPA, UN Women dhe UNESCO, faza e dytë synon:

  • Rritjen e përfshirjes sociale të të rinjve, veçanërisht të atyre nga grupe të margjinalizuara.
  • Mbështetjen për barazinë gjinore, me 39% të fondit të dedikuar për fuqizimin e grave dhe vajzave.
  • Nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe krijimin e hapësirave për bashkëpunim mes të rinjve.
  • Përfshirjen e qeverisjes qendrore dhe vendore, shoqërisë civile, medias dhe akademisë në këtë proces.

Një hap tjetër i rëndësishëm drejt një rinie më të fuqizuar dhe një shoqërie më të barabartë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë