NextGen Voices For Europe: An intergenerational Dialogue on the Future

Është mbajtur një diskutim frymëzues me personalitete të shquara evropiane si ish-Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, kryetari i bordit drejtues të “International Charlemagne Prize”, Jürgen Linden dhe aktivistja bjelloruse Veronica Tsepkalo, ku bashkë me Kryeministrin Edi Rama, diskutuan mbi perspektivën e përbashkët evropiane dhe rolin e rinisë në të ardhmen e Evropës.

Së bashku me kryenegociatoren Majlinda Dhuka, si dhe përfaqësues nga sipërmarrjet inovative, themelues i StartUp Albania dhe akademikë, Christine Dietrich, Toon van Overbeke dhe Julia Skupchenko, diskutuam mbi mundësitë e të rinjve për të ndërlidhur edukimin, sipërmarrjen dhe politikëbërjen.

Në këtë hapësirë ndërvepruese, është ndarë edhe programet e reja për fuqizimin e rinisë, ku ndryshimet në Ligjin “Për Rininë” do të sjellin më shumë mundësi dhe përfaqësim për të rinjtë

Rinia shqiptare dhe ajo europiane janë forca lëvizëse e ndryshimit dhe integrimit të përbashkët, ku brenda vitit 2030, Shqipëria synon të jetë pjesë e tryezave të institucioneve të BE-së, duke dhënë kontribitin e saj në politikëbërjen e unionit si vend anëtar

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë