Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët së bashku me Agjencinë Kombëtare të Rinisë vijojnë në çdo proces të shqyrtimit të Projekligjit për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin “Për Rininë”, deri në përmbushje të objektivit për miratimin e këtyre ndryshimeve në mbështetje të rinisë.
Këtë herë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në një dëgjesë me organizatat për të rinjtë, që treguan mbi konsultimet dhe punën e përbashkët për përgatitjen e propozimeve të Qeverisë.