Projekti “Move Albania” nga Organizata Mega Art me pjesëmarrje të Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Z. Geron Ibrahimi

Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, po krijojnë mundësi të reja për të rinjtë që duan të njohin dhe promovojnë trashëgiminë tonë kulturore.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Z. Geron Ibrahimi, mori pjesë në këtë aktivitet pjesë e iniciativës që MegaArt ka ndërmarrë për të ruajtur dhe rijetëzuar format tradicionale të valles popullore.
Kjo do të mundësojë programe të reja që fuqizojnë të rinjtë dhe talentet e tyre artistike, duke ofruar mbështetje për pjesëmarrje në kompeticione ndërkombëtare dhe shpërblime për të apasionuarit pas artit.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë