Takim midis përfaqësues të Këshillit Kombëtar Rinor dhe Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Rinisë Z. Geron Ibrahimi

Mirëpritëm në Agjencinë Kombëtare të Rinisë, përfaqësues të Këshillit Kombëtar Rinor për të diskutuar mbi realizimin e konferencës “Rinia në veprim”, e cila do të mbështetet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë.

Me qëllim për të qenë sa më afër të rinjve dhe për të fuqizuar ndërlidhjen dhe bashkëpunimin mes Këshillit Kombëtar Rinor me Këshillat Vendor Rinor dhe Këshillat Studentorë.

Kjo konferencë synon të jetë një platformë bashkëpunimi i aktorëve më të rëndësishëm rinorë, si një zë i fuqishëm në politikëbërje.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë