Prezantimi i ndryshimeve në Ligjin “Për Rininë” në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijet, Znj. Bora Muzhaqi dhe Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Z. Geron Ibrahimi, prezantuan në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, ndryshimet në Ligjin 75/2019 “Për Rininë”, të cilat sjellin më shumë mundësi për zhvillimin dhe fuqizimin e të rinjve. Nga mbështetja më e madhe për organizatat rinore, te zgjerimi i rolit të Këshillave Vendorë Rinorë dhe krijimi i më shumë hapësirave për edukimin dhe punësimin, këto ndryshime janë një hap i rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve shqiptarë.

Me ndryshimet në Ligjin 75/2019 “Për Rininë” forcojmë mekanizmat për mbështetjen e të rinjve dhe rolin e tyre në vendimmarrje.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë