Agjencia Kombëtare e Rinisë nënshkroi marrëveshjen me Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me qëllim të zgjerimit të mundësive për ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta për të inkurajuar nismat që kanë në fokus studentët/të rinjtë.
Partneriteti i radhës synon krijimin e mekanizmave të duhur për zhvillimin e politikave rinore, me fokus:
- Qeverisjen mbi të drejtat e të rinjve
- Mbrojtjen nga çdo formë dhune
- Aftësimin për jetën dhe formimin e karrierës
Gjithashtu, së bashku do të punojmë për të nxitur punësimin e denjë për të rinjtë dhe për të krijuar ura lidhëse mes tyre dhe tregut të punës, duke siguruar mundësi reale për zhvillim profesional dhe integrim në shoqëri.