Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijet, Znj. Bora Muzhaqi dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Z. Geron Ibrahimi në projekti “Zeri Ynë, Forca Jonë”

Në kuadër të projektit “Zëri Ynë, Forca Jonë”, mbështetur përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë, të rinjtë e qendrës TISS sollën artin e tyre të bukur, duke shprehur talentin, pasionin dhe emocionet përmes pikturave. Çdo ngjyrë, çdo linjë dhe detaj në këto piktura mbart një histori të veçantë, në përkushtimin dhe krijimtarinë e tyre.

Përmes këtij projekti janë mbështetur rreth 50 të rinj me nevoja të veçanta nga Elbasani, Durrësi dhe Kamza, të cilët përveç zhvillimit të talenteve, janë trajnuar për të zgjeruar njohuritë rreth të drejtave të tyre dhe për t’u vetëpërfaqësuar në institucionet përkatëse lidhur me kërkesat dhe nevojat që ata kanë.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë