Dita e Dytë & Dita e Tretë – Shkolla Dimërore për Punonjësit Rinor.
Pas një fillimi dinamik, dita e dytë dhe e tretë u fokusua te roli i teknologjisë në fuqizimin rinor, siguria në internet, ndryshimet për ligjin e rinisë dhe mundësitë ndërkombëtare për të rinjtë.
Dita e dytë theksoi potencialin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale në fuqizimin rinor, duke ofruar mjete për inovacion dhe pjesëmarrje aktive. U trajtua siguria në internet, duke u fokusuar te mbrojtja e të rinjve nga rreziqet digjitale dhe zhvillimi i aftësive për një përdorim të sigurt dhe të përgjegjshëm të hapësirës online.
Në ditën e tretë u soll në vëmendje roli i projekteve ndërkombëtare si mundësi për angazhimin dhe fuqizimin e të rinjve, duke ofruar strategji për pjesëmarrjen e tyre në nisma globale mbi demokracinë digjitale.
Falenderime shkojnë për:
Znj.Hatixhe Bilibashi, Z. Kushtrim Shala, Z. Driton Musolli, Znj. lIva Gjuzi, Z. Mustafa Llani, Znj. Elona Begaj, Znj. Jesmina Sengla për ekspertizën që ndanë me Punonjësit Rinor










