Dita e parë e Shkollës Dimërore për Punonjësit Rinor!
Shkolla Dimërore nisi me energji dhe entuziazëm, duke mbledhur punonjësit rinorë nga bashkitë e Shqipërisë. Falë partneritetit me Agjencinë e Inovacionit dhe Ekselencës, pjesëmarrësit patën mundësinë të trajnohen mbi përdorimin e metodave digjitale për angazhimin rinor, duke hapur horizonte të reja për mënyrën se si teknologjia mund të fuqizojë rininë.
Dita e parë u përqendrua në eksplorimin e mjeteve digjitale si një mundësi për të rritur përfshirjen e të rinjve në aktivitete komunitare dhe procese vendimmarrëse.
Përmes sesioneve interaktive dhe praktikave inovative, pjesëmarrësit testuan platforma dhe strategji të reja që do t’i ndihmojnë të jenë më efikasë në punën e tyre me të rinjtë.










Previous
Next