Përurimi i Qendrës Rinore Multifunksionale në Bashkinë Mat

Përuruam Qendrën Rinore Multifunksionale në Bashkinë Mat, një hapësirë e re moderne, e cila do t’i shërbejë 3200 të rinjve të Burrelit, ku do të zhvillohen aktivitete të shumllojshme. Ky projekt i mbështetur përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë, i realizuar nga Bashkia Mat, do të jetë vendtakimi për të rinjtë, duke ofruar mundësi për trajnime, ndarje të ideve mbi sipërmarrjet inovative dhe pjesëmarrjes aktive në komunitet.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë