Entuziastë t’ju njoftojmë se Agjencia Kombëtare e Rinisë është shpallur fituese në partneritet me Bashkinë e Murcias, Ministrinë e Shëndetësisë së Lituanisë, Ministrinë Federale të Shëndetësisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Këshillin Rajonal të Normandisë së Francës, Institutin Portugez për Sportin dhe Rininë, Drejtorinë Rajonale të Arsimit në Bullgari dhe Universitetin e Shkencave të Aplikuara Diaconia në Finlandë pjesë e projektit HARMONY Interreg Europe me synimin parësor përmirësimin e shëndetit mendor tek të rinjtë.
Shëndeti mendor i të rinjve në BE është një shqetësim i madh. Pas statistikave të ftohta fshihen jetët e rinjve të shtypura nga depresioni dhe ankthi. Vetëvrasja tani është shkaku i dytë më i madh i vdekjes për të rinjtë në BE. Të rinjtë tanë gjithashtu po trashëgojnë një botë të trazuar, nga ndryshimet klimatike deri te COVID-19, që kanë përjetuar ankth dhe probleme psikologjike me pasoja të rënda në motivimin dhe mirëqenien e tyre emocionale. Të rinjtë po përballen me ndjenja vetmie dhe pritshmërish shoqërore që ata luftojnë t’i plotësojnë. Për më tepër, adoleshentët mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm për shkak të faktorëve të rrezikut që mund të kontribuojnë në stres gjatë adoleshencës, si dëshira për autonomi më të madhe, presioni për t’u përshtatur me shokët, eksplorimi i identitetit seksual dhe qasja dhe përdorimi i shtuar i teknologjisë. Kjo është arsyeja pse HARMONY ka si qëllim të punojë në mënyrë bashkëpunuese dhe me një qasje të gjithanshme nëpër rajonet dhe qytetet e Evropës për të përmirësuar politikat publike mbi shëndetin mendor të të rinjve, të cilat kërkojnë jo vetëm trajtim mjekësor, por një qasje holistike me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve të komunitetit. HARMONY ka bashkuar një partneritet të përbërë nga aktorë të ndryshëm lokalë, rajonalë dhe kombëtarë nga fushat e shëndetit, të rinisë dhe arsimit me njohuri, përvojë dhe nivele të ndryshme zhvillimi në lidhje me politikat publike të bazuara në komunitet për shëndetin mendor të të rinjve.
Ky projekt ambicioz bashkon qytete dhe rajone nga e gjithë Evropa për të krijuar një qasje të re për mbështetjen e shëndetit mendor tek të rinjtë, duke ndërtuar zgjidhje efikase për një të ardhme më të mirë për rininë.
Së bashku mund të bëjmë ndryshimin!