80 të rinj nga bashkitë e veriut janë mbledhur së bashku në kuadër të projektit “Connected: Building Bridges, Creating Futures”, pjesë e programit “Alternative Pathways: Reduktimi i Emigracionit Ilegal nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar”, i cili zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe mbështetet nga British Council.
Në ditën e parë, të rinjtë u trajnuan mbi manualin “Lidershipi”, që synon zhvillimin e aftësive drejtuese dhe fuqizimin e tyre për të ndikuar pozitivisht në komunitetet ku jetojnë.