Në panelin organizuar nga Rrjeti i Profesionistëve të Rinj me mbështetjen e Swiss Contact, është theksuar roli i Agjencisë Kombëtare të Rinisë në mbështetjen e inovacionit rinor dhe edukimit teknologjik. Përmes granteve, po fuqizojmë të rinjtë në fushën e TIK dhe zhvillimit digjital.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm z. Geron Ibrahimi ndau rëndësinë e programeve si Kodimi dhe Youth Lab, të cilat janë kyçe për zhvillimin e rinisë dhe tregun e punës.
Ai theksoi që zgjidhjet inovative për punësimin janë esenciale për ekonominë tone dhe që kemi nevojë për bashkëpunim për të adresuar sfidat që hasin të rinjtë në këtë tranzicion digjital. Si aktorë kyç ne duhet të forcojmë urat e bashkëpunimit për të mbështetur fuqizimin e rinisë.
Platforma e re digjitale “mundesi.ypn.al” është një inovacion qe hap dyert të reja për rinjtë tanë, duke ofruar akses më të lehtë në tregun e punës.