Takimi i parë i mandatit të dytë të Këshillit Vendor Rinor Prrenjas

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Znj. Bora Muzhaqi me Kryetarin e Bashkisë Prrenjas, Z. Belba, dhe Prefektin e Qarkut Elbasan, Z. Mysliu, morën pjesë në takimin e parë të mandatit të dytë të Këshillit Vendor Rinor Prrenjas.

Së bashku ata dëgjuan të rinjtë, të shkathët dhe të artikuluar, të përzgjedhur nga një proces meritokratik, në përfaqësimin e bashkëmoshatarëve të tyre, në një bisedë të hapur.

Diskutimi u mbajt rreth problematikave të identifikuara në komunitetet ku ata jetojnë, si dhe për nevojat për zhvillimin e aktiviteteve dhe projekteve të iniciuara nga vetë ata.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë