Nënshkrimi i kontratave në kuadër të projektit “Meet the Superschools”

“Superschools” është projekti frytdhënës i Rycos, që bëri bashkë përfaqësues të institucioneve të rëndësishme partnere, si zv. Ministren e Arsimit dhe Sportit, përfaqësues të Bashkimit Europian, Atashe të Ambasadës Gjermane, TBC, si dhe drejtues shkollash.

Pjesë e panelit, në emër të Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Drejtori i Përgjithshëm i AKR-së, Z. Geron Ibrahimi u shpreh veçanërisht i emocionuar për këtë aktivitet, të cilin e konsideroi si një ngjarje të rëndësishme që i jep vlerë diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.

Në kuadër të “Skemës së Shkëmbimit të Shkollave të Ballkanit Perëndimor,” ky projekt ndihmon në rrjetëzimin e të rinjve, ndarjen e përvojave të tyre dhe ngritjen e urave të komunikimit.

Në fjalën e tij, ai e konsideroi këtë takim jo vetëm si një festë për firmosjen e kontratave, por gjithashtu si një gur themeli për të rinjtë të cilët do të jenë liderët e së ardhmes.

sqShqip
Agjencia Kombëtare e Rinisë