Miga Ismaili është juriste me përvojë disa vjeçare në administratën publike dhe sektorin e energjisë, me fokus në të drejtën administrative, civile dhe qeverisjen vendore. Aktualisht ushtron detyrën e juristes pranë Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, ku angazhohet në analizën dhe interpretimin e legjislacionit, hartimin e akteve normative dhe dhënien e opinioneve juridike në përputhje me standardet kombëtare dhe të Bashkimit Evropian. Është e diplomuar në Drejtësi, me Master Shkencor Publik dhe Master Profesional në Administrimin e Institucioneve Sociale në Sistemin e Drejtësisë, si dhe e kualifikuar si avokate. Dallohet për aftësi të forta analitike, komunikim profesional dhe përkushtim ndaj etikës dhe cilësisë në ushtrimin e profesionit.