Franko Veliu është profesionist i angazhuar në fushën e zhvillimit rinor, arsimit dhe përfshirjes sociale, me fokus të veçantë në fuqizimin e të rinjve nga pakicat kombëtare rome. Aktualisht ai mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Roma Versitas Albania, ku kontribuon në hartimin dhe zbatimin e programeve rinore, mentorimit dhe nismave që synojnë rritjen e aksesit në arsim dhe pjesëmarrjen aktive të të rinjve në jetën publike.
Gjatë angazhimit të tij profesional, Franko ka qenë i përfshirë në zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve rinore në bashkëpunim me institucione publike dhe organizata jofitimprurëse, duke punuar drejtpërdrejt me të rinjtë në nivel komunitar dhe kombëtar. Ai ka përvojë në mentorim, zhvillim kapacitetesh, advokim dhe hartim politikash, me synimin për të ndërtuar mekanizma rinorë gjithëpërfshirës dhe të bazuar në nevojat reale të komuniteteve.
Si anëtar i Këshillit Kombëtar Rinor, Franko Veliu synon të kontribuojë me perspektivën e të rinjve nga pakicat kombëtare dhe të mbështesë zhvillimin e politikave rinore të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt pjesëmarrjes aktive të rinisë në vendimmarrje.