Future2Tech 2026 në Tiranë bashkoi sipërmarrës, startup-e, kompani, institucione dhe investitorë rreth zhvillimeve në fushën e inovacionit dhe teknologjisë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, znj. Sara Bodo, në një hapësirë ku u diskutua mbi potencialin e të rinjve, startup-eve dhe ideve inovative për krijimin e mundësive të reja […]
Agjencia Kombëtare e Rinisë në aktivitetin përmbyllës të projektit SAFECons AKR kontribuon në forcimin e informimit dhe përfshirjes së të rinjve në çështjet e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorit.
Më 24 shtator 2026, në Hotel Tirana International, u zhvillua aktiviteti përmbyllës i projektit “Shoqëria Civile në Veprim për Përpjekje të Koordinuara për Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjen e Konsumatorit – SAFECons”. Projekti, i zbatuar nga Qendra “Konsumatori Shqiptar”, në bashkëpunim me ANTTARC, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, ka kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin […]
AKR dhe Posta Shqiptare formalizojnë bashkëpunimin për pagesat e praktikantëve të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës
Një tjetër hap i rëndësishëm për të rinjtë që zgjedhin të investojnë në eksperiencën dhe të ardhmen e tyre profesionale. Agjencia Kombëtare e Rinisë ka formalizuar bashkëpunimin me Postën Shqiptare për ofrimin e shërbimit të pagesave të kompensimit financiar për praktikantët e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Marrëveshja synon të lehtësojë procesin e përfitimit […]
AKR zhvillon takim me Komisionin Studentor të EUSA-s për bashkëpunimin në fushën e sportit dhe rinisë
Agjencia Kombëtare e Rinisë zhvilloi në Tiranë një takim me përfaqësues të Komisionit Studentor të Shoqatës Evropiane të Sporteve Universitare (EUSA), me fokus rëndësinë e sportit, angazhimin e studentëve dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet AKR-së dhe EUSA-s. Në takim, Komisioni Studentor i EUSA-s u përfaqësua nga kryetarja Julia Zlatkova (Bullgari) dhe anëtarët Helena […]
Shqipëria mirëpret Olimpiadën e 33-të Ballkanike të Informatikës
Shqipëria mirëpret Olimpiadën e 33-të Ballkanike të Informatikës (BOI 2026), një prej aktiviteteve më të rëndësishme rajonale në fushën e informatikës dhe teknologjisë, që mbledh së bashku të rinj dhe ekspertë nga vende të ndryshme. Olimpiada organizohet nga qendra jofitimprurëse STEM Hub Albania, e cila synon të ndërtojë një infrastrukturë lidhëse ndërmjet komuniteteve në fushat […]
Agjencia Kombëtare e Rinisë pjesë e dialogut me të rinjtë për reduktimin e riskut nga fatkeqësitë
Në Europe House u zhvillua aktiviteti “Platforma e Dialogut me të Rinjtë mbi Sistemet e Paralajmërimit të Hershëm dhe Uljen e Riskut nga Fatkeqësitë në Shqipëri”, në kuadër të lançimit të fushatës #MbroAtëQëDo. Aktiviteti krijoi një hapësirë të rëndësishme dialogu me të rinjtë, të cilët prezantuan rekomandime konkrete mbi Sistemet e Paralajmërimit të Hershëm, arsimin […]
Agjencia Kombëtare e Rinisë mbështet të rinjtë dhe inovacionin: “Parku Inteligjent i Bletëve”
Në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Drejtoresha e AKR-së, znj. Sara Bodo, mirëpriti sot katër të rinj nga Gjimnazi “Zhani Ciko” i Patosit, të cilët prezantuan projektin inovativ “Parku Inteligjent i Bletëve”. Një ide që bashkon shkencën, teknologjinë, Inteligjencën Artificiale dhe mbrojtjen e biodiversitetit, duke përdorur bletët si sensorë biologjikë për monitorimin e mjedisit. […]
Agjencia Kombëtare e Rinisë merr pjesë në takim në kuadër të projektit “EmpowHer” në Trieste
Në kuadër të projektit “EmpowHer”, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, u zhvilluan takime dhe vizita pranë institucioneve dhe organizatave të rëndësishme në fushën e rinisë dhe sipërmarrjes. Këto takime përbënë një mundësi për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave të mira, njohjen me iniciativa lokale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në mbështetje të fuqizimit dhe zhvillimit […]
National Youth Agency Participates in the First International GOVER-NET Workshop in Castellón, Spain
Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) morën pjesë në Workshop-in e Parë Ndërkombëtar të organizuar në Castellón, Spanjë, në kuadër të projektit GOVER-NET – Governance Opportunities in VET for Empowerment and Regional Innovation – Networks for Education and Transnational Cooperation, me numër reference 101242723. Ky aktivitet bëri bashkë partnerët e projektit nga disa vende […]
Agjencia Kombëtare e Rinisë mbështeti ekipin kombëtar shqiptar të matematikës përmes Programit të Talenteve Rinore në IMO 2026
Agjencia Kombëtare e Rinisë mirëpriti ekipin kombëtar shqiptar të matematikës pas pjesëmarrjes së suksesshme në Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës (IMO 2026), të zhvilluar në Shangai, Kinë, një nga kompeticionet më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e matematikës. Ekipi shqiptar përfaqësoi vendin me dinjitet, duke arritur një rezultat të rëndësishëm me dy medalje bronzi dhe […]